Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga organizimi i Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, madje ai ka ftuar Lulzim Bashën dhe deputetet e PD-së për të qenë pjesë.

“Me këtë mesazh dua t’ju përshëndes shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm. të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë poli8tike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve. Si dikur përmbysëse e sistemit komunisti, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë shqiptare në tërësi. të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin. Për delegatët është që të marrin me vete dokumentin e anëtarësisë dhe kartën e identiteti, ndërsa për anëtarë që nuk janë delegatë dokumente të tilla nuk janë domosdoshmërish të nevojshme, tha Berisha.

Të nesërmen,  datë 11 dhjetor 2021 pritet që në stadiumin “Air Albani”  të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha.

Sikurse shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Top Channel, kanë nisur përgatitjet e para për mbajtjen e tij. Në fushën e stadiumit është duke u ngritur podiumi ku do të flasin personalitetet e ftuara në këtë Kuvend.

Po ashtu janë bërë gati dhe po transportohen edhe vend votimet, ku delegatët pjesëmarrës do kenë mundësi të votojnë për rithemelimin e Partisë Demokratike, që ish-kryeministri Berisha synon ta drejtojë sërish.

Në daljet e tij të mëparshme Berisha ka deklaruar se nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova.

Po ashtu ish-kryeministri mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eliminuar Bashën, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA