Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi bëri me dije se 11 kryetarë degësh dolën kundër 18 dhjetorit.

Ai përmendi kryetarët e degëve të Tropojës, Shijakut, Tiranës dega 3.1 dhe 9, Paskuqani, Kolonja, Vlora dhe Fushë-Kruja.

Pasi publikoi një video të Berishës në një nga foltoret që ka mbajtur prej muajit shtator, ku deklaronte se delegatët kanë grisur ftesat për marrjen pjesë më 18 dhjetor, Bardhi iu kundërpërgjigj duke paraqitur të gjithë ata që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Bardhi, mbajtjen e Kuvendit të thirrur nga Berisha e quajti “tubim”, pasi sipas tij në mbledhje do mungojë çdo organ vendimmarrës i PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha më herët ftoi të gjithë delegatët e partisë të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, në “Air Albania”, ku ka kërkuar që të vijnë edhe ata që kanë një mendim ndryshe.

Ndër të tjera një ftesë e hapur nga Berisha ishte edhe për kreun demokratëve Lulzim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA