Samiti i Demokracisë, Rama: Mbështetja e SHBA-së, jetike për rrugën tonë

09/12/2021 18:24

Në çeljen e Samitit për Demokracinë, të organizuar prej atij vetë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ajo po përballet “me sfida të qëndrueshme dhe alarmante” në mbarë botën.

Në samitin virtual po marrin pjesë liderët e 110 shteteve, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas Bidenit, trendet e demokracisë “gjerësisht janë duke shkuar në drejtimin e gabuar”, prandaj, ai tha se “demokracia ka nevojë për kampionë”.

Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas meje, kjo është çështje urgjente për të gjithë ne”, tha Biden.

Pjesëmarrës në Samit ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipërisë iu desh shumë kohë që të dalë nga izolimi i plotë dhe të bëhet pjesë e komunitetit të demokracisë.

Në këtë rrugëtim, mbështetja e SHBA-së ka qenë jetike për avancimin e aspiratave demokratike, forcimit të sundimit të ligjit. Me përkrahjen e saj dhe vendeve të BE-së, ne po pastrojmë sistemin gjyqësor nga pothuajse 70 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tani jemi në procesin e rindërtimit të sistemit gjyqësor, duke u bazuar në modelet e demokracive të konsoliduara. Megjithatë Rama tha se politikat mund të kthehen mbrapsht, ndaj anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të ndihmonte në konsolidimin e institucioneve demokratike”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, para mbajtjes së Samitit, tha se grupet që veprojnë përtej kufijve janë “destabilizues” dhe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë qeveritarë.

Ne e dimë gjithashtu se krimi i organizuar, i mbështetur nga aktorët e korruptuar, mund të destabilizojë sundimin e ligjit, të përkeqësojë besimin në institucione publike dhe të dobësojë qeverisjen demokrate”, tha Blinken përmes një deklarate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA