“Makbeth” takohet me 3 parashikues fati dhe zbulon të ardhmen e tij.
Nga kjo një ambicie e pakufijshme, i lindur për pushtet absolut. I nxitur edhe nga gruaja e vret shefin e tij ndërsa fle duke e marrë pushtetin për vete.
Shfaqja “Macbeth Revisited” nga Enton Kaca, produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen si një rishikim regjisorial bashkëkohor nëpërmjet aktualizimit dhe shkrirjes së saj me disa elementë shqiptarë.
Ndërsa vendndodhja është Vila 31, ose ish-vila e diktatorit Hoxha.
Kjo pjesë është rindërtuar dramaturgjikisht duke pasur parasysh vendosjen e saj në kohën e sotme dhe është menduar në një hapësirë jo konvecionale teatrore.
Dy aktorët protagonistë në fakt të ngjajnë në interpretim me çiftin Hoxha dhe kjo nuk përjashtohet edhe nga ata, pavarësisht universalitetit të kësaj pjese.
“Makbeth” vjen prej datës 10 deri më 18 dhjetor.
Top Channel