Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është përfshirë në një debat të fortë me ish-deputetin e PD-së, Arben Ristanin.
Salinaji hodhi akuza të rënda ndaj Ristani duke i thënë se ka prona në zonën e Bllokut, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke i thënë “kriminel”.
“Nëse unë gënjej, nuk ka një vendim gjykate dhe që Sali Berisha e ka futur në burg. nëse provohet e kundërta do vij këtu dhe të them që ky zotëria ka të drejtë. Për të kuptuar pafytyrësinë e Foltores, vendimi i PD ka qenë një vendimmarrje e qartë”, tha Slianji.
Të dy politikanët janë vënë në fronte të kundërt, Ristani me Berishën , kurse Salinaji me Bashën.
Demokratët janë përfshirë në një debat të nxehtë mes tyre, ndërsa priten të mbahen dy Kuvende, më 11 dhe 18 dhjetor.
Top Channel