Rrjeti iranian i atentateve në Greqi, takime sekrete në Iran dhe vende të treta, si i rekrutuan personat me precedentë penalë për të fshehur gjurmët 17/11 19:58
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka mbërritur sot në Tiranë.
Ai ka mbërritur edhe në selinë e Partisë Demokratike, ku në axhendë ishte parashikuar edhe takimi me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Sikurse shihet edhe nga fotot që ka siguruar Top Channel, Escobar është i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Kjo vizitë e Escobar në Tiranë vjen 2 ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe rreth një javë para atij të 18 dhjetorit, i fundit ky lajmëruar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Top Channel