Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale, pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Rama tregon se ishte një takim shumë miqësor, ku u fol për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, sipas Ramës.

Në Tiranë, Gabriel Escobar u prit edhe nga Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme e cila thotë se ishte një takim i shkëlqyer duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, thekson Olta Xhaçka, e mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit.

Ndryshe nga vizita në Maqedoninë e Veriut nga ku zoti Escobar u takua edhe me presidentit Stevo Pendarovski, në Shqipëri ai preferoi mos të përfshinte në agjendë presidentin Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA