Escobar mbyll takimin me Bashën: PD shprehu angazhimin për integrimin e vendit në BE. E pres kryedemokratin në Uashington

09/12/2021 13:03

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka përfunduar takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një deklaratë për media nga selia blu, Escobar u shpreh i lumtur për takimin e tij me opozitën dhe angazhimin që ajo ika premtuar për integrimin e Shqipërisë në BE.

Po ashtu ai kërkoi një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare për luftën kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se së shpejti pret që të takojë në Uashington Bashën.

Jam shumë i kënaqur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri. Isha i lumtur që u takova me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj integrimit në BE dhe luftës kundër korrupsionit dhe jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj përfshirë edhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit dhe sanksionet.

Për ta kthyer këtë në realitet do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite dhe vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Pres me kënaqësi që të takoj Bashën në Uashington sa më shpejt të ketë mundësi”, tha Escobar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA