Debati për Reformën Territoriale/ Socialistët ngrenë shqetësimin për personelin, opozita kundër modelit aktual
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mundur të mësojë detaje nga ajo çfarë Gabriel Escobar ka diskutuar në takimin me Lulzim Bashën.
Escobar vizitoi Shqipërinë me 9 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe në takimin që pati me kryedemokratin Lulzim Basha primare ishin çështjet që lidhen me anti-korrupsionin.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u shpreh se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë, pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera.
Në takimin që pati me kreun e PD-së Basha, Escobar ka dhënë detaje të reja për përgatitjen e dosjes nga DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai e ka konsideruar absurditet dhe çmenduri të thuhet se dosja ndaj ish-kryeministrit shqiptar është hartuar nga George Soros. Sipas tij, dosja, ka filluar të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme amerikane.
“Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të avancojë më tej agjendat e veta” ka theksuar Escobar.
Ai ka theksuar se DASH do të punojë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar”.
Ai e ka vënë theksin tek rëndësia që u jep DASH udhëheqësve të rinj në Ballkan dhe për një fakt të tillë ka marrë shembullin e Kosovës, ku Albin Kurti arriti të mundë estabilishmentin e vjetër në Kosovë.
Escobar do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama, në këtë vizitë të parë që ai zhvillon në Shqipëri.
Top Channel