Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët edhe për planin e Policisë së Shtetit, në lidhje me Kuvendet Kombëtare që janë parashikuar të mbahen nga Partia Demokratike në 11 dhe 18 dhjetor.
I pyetur nëse do të ketë ndonjë plan ndalimi, duke qenë se masat nga Ministria e Shëndetësisë ndalojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave, Çuçi u shpreh se Kuvendet që prej 1990 nuk mund të ndalohen dhe do të mbahen duke respektuar masat në fuqi.
“Nuk mund të ndalohen Kuvendet, do bëhen duke respektuar masat që janë në fuqi dhe besoj që është pyetje pa vend. Ka që në 1990 që nuk ndalohen më Kuvendet e partive”, tha Çuçi.
Ndërsa sa i përket thirrjes së babait së të ndjerit Klodian Rasha, i cili kërkoi që të zbardhet e vërteta sa i përket armës që u përfol se ishte gjetur pranë të birit, ministri deklaroi: “E para çdo gjë në lidhje me atë ngjarje është zbardhur në kohë rekord dhe në mënyrë profesionale. Nuk kam dijeni që Prokuroria të ketë mohuar një gjë të tillë. Ka pasur hetim të brendshëm në poli dhe një më gjithëpërfshirës në lidhje me ngjarjen”.
Top Channel