“Sa kushtoi qiraja e stadiumit për Kuvendin e 11 dhjetorit?”/ Këlliçi jep detajet

08/12/2021 22:41

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike FRPD-së, Belind Këlliçi dha detaje për Kuvendin që do të mbahet më 11 dhjetor.

Ai u shpreh se qiraja për kuvendin ka kushtuar një milionë lekë të reja.

“Ora 10:00 në ‘Air Albania’ presim të nisë. Deri sot që flasim, do të ketë tribunë tek 8 mijë vende. Siç është bërë në Pallat të Kongreseve do të jetë në stadium. Minimalisht 4-5 orë, për hir të transparencës do të jetë i hapur. Qiranë është një milionë lekë të reja, di që do të bëhet transparente se nga kush është paguar. Kushton shumë më pak se sa ledëall që është vënë sot në ‘Art Turbina’. Nuk ka marshim“, tha Këlliçi.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha u rikthye publikisht në skenë, pasi kryetari demokrat vendosi largimin e tij nga grupi parlamentar demokrat. Një vendim që pasoi atë të Departamentit amerikan të shtetit, i cili e përfshiu ish-kryeministrin në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Berisha vendosi që të thërrasë Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, ndërsa Basha më 18 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA