8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, i gjeti të ndarë demokratët, për herë të parë që prej krijimit të partisë.

Ish nën -kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisander Hoxha i ftuar në emisionin Open në Top Channel nuk i ka kursyer kritikat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Gjithashtu gjatë debatit me Roland Bejkon, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ai e ka quajtur Bashën oligark.

“Luli është oligark, në këtë moment është jetike për të gjithë demokratët se çfarë është e drejta, është e drejtë e delegatëve që të thërrasin Kuvendin. Asnjë nuk kundërshton mbledhjen e firmave nga delegatët”, sipas Hoxhës.

Kujtojmë se 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, i gjeti të ndarë demokratët, për herë të parë që prej krijimit të partisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha mori pjesë në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ndërsa Berisha në Qytet Studenti, ku u mbajtën edhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.

Ky është një vit ndryshe për demokratët që vazhdojnë të jenë në një krizë politike të brendshme, ku ish lideri historik Sali Berisha kërkon që të rikthejë PD në nivelet e mëparshme duke thirrur Kuvendin kombëtar me 11 dhjetor ndërsa nga ana tjetër kryedemokrati e quan të paligjshëm këtë kuvend, dhe ka thirrur Kuvendin e PD-së me 18 dhjetor.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA