Homazhe për Klodian Rashën tek Ministria e Brendshme, ndizen qirinj dhe vendosen foto

08/12/2021 19:55

Qytetarë të shumtë kanë përkujtuar sot 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili një vit më parë u vra shumë pranë shtëpisë së tij në Tiranë nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Vrasja e të riut hkaktoi revoltë protesta për ditë të tëra.

Disa qytetarë kanë zhvilluar homazhe në nderim të tij pranë Ministrisë së Brendshme, ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i të riut Rasha.

‘E vrau diktatura’, shkruhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet; ‘Virusi nuk del pas orës 23:00’, duke iu referuar arsyes se përse të riut iu kërkua nga policia që të ndalonte pas vendosjes së orës policore.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel