“Bëjnë 800€ këpucët që po shkel”, Antonela debaton me Monikën
08/12/2021 13:32
Antonela e revoltuar pas spektaklit të sotëm, është bezdisur edhe nga një veprim i bërë nga Monika.
Ajo në një moment zgjodhi që me këmbë të shtynte këpucët e Antonelës, dhe kaq mjaftoi që kjo e fundit të acarohej dhe nervozohej.
‘’ Këto këpucë që po shkel ti tani kushtojnë 800€. Dua të kuptosh që kjo gjëja më jep shumë bezdi sepse këtu një gjë të thuash kritikohesh dhe paragjykohesh’’,- tha ajo nëpërmjet një toni të lartë të zërit.
Top Channel