Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë Olaf Scholz, i cili mori në Bundestag mbështetjen e 395 deputetëve.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröder, tashmë Scholz është kancelari i katërt socialdemokrat në historinë e Gjermanisë.
Kujtojmë që Taulant Balla është dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Berlin, Urimet më të mira Kancelarit Olaf Scholz, i cili mori në Bundestag mbështetjen e 395 deputetëve. Pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröder, tashmë Scholz është kancelari i katërt socialdemokrat në historinë e Gjermanisë.
Top Channel