8 dhjetori i ndarë i demokratëve/ Çollaku: Më e rëndë se humbja në zgjedhje ishte pozita e PD nga SHBA

08/12/2021 21:34

8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, i gjeti të ndarë demokratët, për herë të parë që prej krijimit të partisë.

Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se PD është përcarë nga vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi Parlamentar i PD-së.

“Ne po na përçajnë nuk është mirë apo keq qeverisja e PD, është 9 shtatori, qëndrimi i PD në raport me kërkesën e SHBA, kjo po na përçan ose rrezikon të na ndajë, politikat e PD aty kanë qenë, për mendimin tim duheshin të ishin bërë çdo javë foltore. Më e rëndë se humbja ka qenë pozita e zgjedhjes nga SHBA. Nuk mund të zgjidhet bashkë problemet e PD me çështjen ‘non grata’. Kriza është si do të sillemi nga kërkesat e SHBA në këto momente”,  tha ai.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha mori pjesë në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ndërsa Berisha në Qytet Studenti, ku u mbajtën edhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.

Ky është një vit ndryshe për demokratët që vazhdojnë të jenë në një krizë politike të brendshme, ku ish lideri historik Sali Berisha kërkon që të rikthejë PD në nivelet e mëparshme duke thirrur Kuvendin kombëtar me 11 dhjetor ndërsa nga ana tjetër kryedemokrati e quan të paligjshëm këtë kuvend, dhe ka thirrur Kuvendin e PD-së me 18 dhjetor.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA