Artistja Bebe Rexha di si të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Qoftë me hitet që publikon, qoftë me postimet e shumta në rrjetet sociale, këngëtarja komentohet vazhdimisht.

32-vjeçarja pozoi me një kostum sportive ngjyrë portokalli dhe për ta bërë akoma më pikant postimin, i vendosi mbishkrimin: “Ky postim duket i jashtëligjshëm”.

Ndërsa pak ditë më parë, videot ku Bebe kërcen nën ritmet e këngëve shqiptare, në një dasmë u bënë virale. Këngëtarja asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e saj, përkundrazi i ka prezantuar shpesh ndjekësve të saj pjesë nga tradita shqiptare.

Këngëtarja vazhdon të korrë sukses në karrierë. Së fundi, ajo publikoi videoklipin e këngës “Family”, në bashkëpunim me David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Ëit Da Hoodie, që duket se fansat e kanë pëlqyer menjëherë.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel