Ushqimi mund t’ju çojë në një kohë, vend dhe në një kulturë tjetër, prandaj gatimet tradicionale janë një mënyrë që lidh njerëzit me njëri-tjetrin. Të gjithë kemi përjetuar momente kur kemi nuhatur apo ngrënë diçka që na ka kujtuar fëmijërinë, ose kemi rikrijuar një gatim që kemi provuar nga një vend të cilin kemi vizituar. Edhe pse një regjim ushqimor i shëndetshëm përfshin edhe gatimet tradicionale, ky mesazh nuk është i dukshëm dhe shpesh nuk përcillet siç duhet.
Mesazhi kryesor i specialistëve është se çdo grup ushqimor ofron vitamina dhe minerale thelbësore të nevojshme për të mbështetur një shëndet të mirë. Dhe në gatimet tradicionale, në një pjatë të vetme grupet e ushqimit kombinohen më së miri. Ndërsa mungesa e përfaqësimit kulturor ose ilustrimeve të ndryshme etnike dërgon një mesazh të pashprehur se ushqimet vendase mund të jenë të pashëndetshme.
Ushqimi i shëndetshëm është më shumë nga ajo që shihni në faqet e internetit. Ju njeh me disa shembuj:
Është e vërtetë se kinoa është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe fibrave, por ashtu janë edhe orizi dhe fasulet. Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3, por po ashtu janë edhe peshq të tjerë si sardelet. Nëse kinoa dhe salmoni nuk janë të disponueshëm në vendin ku jetoni, kjo nuk do të thotë që regjimi juaj ushqimor është i varfër. Ushqimi i shëndetshëm ndryshon nga vendi në vend, bazuar në aksesin dhe kultura në të ngrënë.
Si ndikon kultura në ushqimin që konsumoni?
Kultura, praktikat fetare, këndvështrimi juaj për mirëqenien dhe për kujdesin shëndetësor, luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën e të ushyerit. Hulumtimet sugjerojnë se edhe mendimet tuaja rreth ushqimeve të caktuara dhe gatishmëria për të provuar ushqime të reja, ndikohen kryesisht nga prejardhja juaj kulturore. Për më tepër, klasifikimi i asaj që konsiderohet si ushqim dhe çfarë jo, është gjithashtu i lidhur me kulturën tuaj.
Prandaj, ushqimi i shëndetshëm duhet të interpretohet dhe kuptohet brenda kontekstit të kulturës.Ushqimet që rriten në vendin ku jetoni dhe gatimet tradicionale, përmbushin role jetike për shëndetin e komuniteteve dhe individëve brenda tyre. Kuptimi i dallimeve kulturore rreth ushqimit është i rëndësishëm për një ushqyerje të shëndetshme dhe rezultate të kënaqshme shëndetësore./AgroWeb.
Top Channel