Me 39 mijë euro të padeklaruara dhe pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, vihet në hetim 33-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

07/12/2021 16:47

Një 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u përpoq të hynte në vendin tonë me 39 mijë euro të padeklaruara me vete si dhe disa pajisje që dyshohet se përdoren për prodhimin e kriptomonedhave.

Shtetasi me iniciale B.B. u arrestua në pikën kufitare të Morinës. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave”, njofton policia.

33-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel