Top Talk/ Zëdhënësja e PD pohon se do të ketë delegatë që do të jenë prezent edhe me 11, edhe me 18 Dhjetor

07/12/2021 17:05

Zëdhënësja e PD pohoi në Top Talk se do të ketë delegatë që do të jenë prezent edhe me 11 edhe me 18 Dhjetor, dy kuvendet e PD, i pari i thirrur nga Sali Berisha dhe i dyti nga Lulzim Basha.

Por si do të ndodhë kjo? Ina Zhupa sqaroi se në fakt ata që duan t’i bashkohen kuvendit të datës 11, do të jetë njësoj sikur tmarrin pjesë në foltoren e fundit pa ndonjë rol, ndërsa më 18 dhjetor ata janë të certifikuar nga PD si delegatë, dhe kanë mundësinë e vendimmarrjes për partinë.

Pjesë nga intervista 

Ina Zhupa: Unë jam zëdhënëse e PD, anëtare e kryesisë , ai i datës 18 është kuvendi zyrtar i PD dhe i ftoj të gjithë të vijnë, do të diskutojnë edhe për aksionin tonë të mëtejshëm, qëndrimin ndaj Ramës, dhe rrëzimin e këtij regjimi, nuk duhet të merremi me këtë të ashtëquajturën luftë të brendshme, është një dëm që ia bëjmë vetëm vetes.

Denis Dyrnjaja: Pse e ashtëquajtur , po Basha e ka menduar që mund të humbasë një pjesë të PD edhe pse mund ta mbajë atë?

Ina Zhupa: Unë dua të shpresoj që PD nuk do të humbë asnjë demokrat dhe jo më te ketë një ndarje, apo një krijim të një partie të re të dalë nga PD. Fatkeqësi e madhe që më 25 prill 7 subjekte ishin të krijuara nga ish-anëtarë të PD , jo me ne kete situatë.

Denis Dyrnjaja: Pse u mbërrit këtu, si?

Ina Zhupa: Të gjithë i kanë parë ndryshimet para dhe pas 9 shtatorit, deri në 9 shtator kishte një parti legjitime, një kryetar, një kryesi, tani pas datës 9 ka një kryetar peng, një kryesi jo legjitime dhe gjithçka që ndodhi atë natë ishte pezullimi i përkohshëm i Berishës për shkak të vendimit non grata , ky është dhe thelbi i kësaj përçarje.

Denis Dyrnjaja: Supozojmë se Berisha rimerr drejtimin, ç’do të ndodhë me ju të tjerët?

Ina Zhupa: PD është institucion, që vepron mbi statut, vepron mbi ligj, nuk është një organizatë e çorganizuar.

Denis Dyrnjaja: Po këta kështu e quajnë dhe 11 dhjetorin, si të zhvilluar brenda strukturave.

Ina Zhupa: Çdo democrat që thotë unë kam mbledh firmat duhet t’i sjellë që ne ti konfirmojmë.

Denis Dyrnjaja: Po ju si do e organizoni këtë kuvendin e datës 18?

Ina Zhupa: Degët e PD, ne kemi 61 kryetarë degësh dhe deri më tani vetëm 6 prej tyre mbështesin 11 dhjetorin. E thashë këtë sepse kryetarët e dëgëve nuk janë të emëruarit e Bashës, por janë zgjedhur me një anëtar një votë , nga vetë degët e tyre. Sekretariati i PD ka shpërndarë në të gjiitha degët udhëzimet për të marrë konfirmimet për delegatët e datës 18.

Kemi delegatë që mund të jenë dhe më datë 11 dhe më datë 18 dhjetor?

Kemi, shumë. Sepse ka njerëz që kanë firmosur për një arsye apo për një tjetër por në thelb duan një kuvend, dhe me datë 18 merret një konfirmim.

Pasi të vijnë konfirmimet ne prodhojmë mandatet, të vetmet mandate legjitime që prodhohen nga PD.
Pra kush shkon në 11 është njësoj sikur të shkojë në foltoren përmbyllëse, kurse në 18 është i certifikuar dhe ka tagër të marrë vendime për partinë.

Top Channel