Në komentet për trashëgiminë e kancelares në largim Angela Merkel, kryeministri hungarez tha sot se kriza e emigracionit e përqafuar nga Gjermania në 2015 ishte pika e krisjes mes dy vendeve.
Viktor Orbán tha mnë tej se rivendosja e bashkëpunimit mes qeverive evropiane do të ketë nevojë për përpjekje “super-njerëzore”.
“Një gjë është e sigurt: epoka e ambiguitetit, e politikave dinake dhe e shmangieve merr fund bashkë me Merkel,” shkruante Orbán në një koment për kancelaren, duke shtuar: “Tashmë nuk ka më doreza teksa hyjmë në epokën e re.”
Lideri populist shton se Merkel — e cila lë zyrën kësaj jave për 16 vitesh në pushtet — e kuptonte Hungarinë, prej prejardhjes së saj në Gjermaninë Lindore, por gjithçka ishte shkatërruar me krizën e emigracionit masiv në vitin 2015.
“Kriza e emigracionit u kthye në një pikë të madhe e të pakthyeshme të ndarjes. Ajo ekspozoi ndryshimet e thella mes nesh për konceptet e demokracisë, lirisë dhe rolit të Gjermanisë,” shruante Orbán.
Ai argumentonte se “gjermanët janë në të njëjtën rrugë të civilizimit evropian duke shkuar drejt një shteti post-kristian e post-kombëtar.”
“Rivendosja e bashkëpunimit mes vendeve të BE do të kërkojë përpjekje mbinjerëzore në epokën post-Merkel,” shkruante Orbán.
Ai përshkruante më tej koalicionin e ri gjerman mes Të gjelbërve, Social Demokratëve, dhe liberalëve Demokratët e Lirë si një qeveri e majtë “pro-emigracion, pro-gjini, federalist, pjesë e axhendës së Evropës pro-gjermane.”
Orbán nuk ka qenë gjithmonë kaq negativ për Gjermaninë, që nga ana tjetër është investuese e madhe në ekonominë e Hungarisë.
Në 2019, pas biseidmeve me Merkel, ai deklaronte se “nuk shikojmë ndonjë event në të ardhmen që të prishë marrëdhëniet Gjermani-Hungari.”
Top Channel