Gjykata Kushtetuese në Slloveni, vendosi më 6 dhjetor që vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e sektorit publik në vend, është jokushtetues përpos nëse nuk mund të dëshmojnë se janë të shëruar nga COVID-19.

Qeveria sllovene planifikonte të zbatonte vendimin për vaksinimin e detyrueshëm nga 1 tetori, por Gjykata Kushtetuese e bllokoi derisa duhet të shpallë vendimin përfundimtar.

Në arsyetim, Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë thotë se “vaksinimi i detyrueshëm fillimisht kërkon ndryshime në ligjin për sëmundjet ngjitëse”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët e qeverisë nuk e kanë komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese derisa Sllovenia ka vetëm rreth 55% të popullsisë së vaksinuar prej rreth 2 milionë banorëve, ndryshe shifër nën mesataren evropiane.

Që nga muaji tetor, Sllovenia ka shënuar rritje të shpejtë të rasteve të reja të të infektuarve në ditë nga Covid 19 ndonëse në ditët e para të dhjetorit u shënua rënie e lehtë.

Vetëm më 5 dhjetor në Slloveni u regjistruan 1,116 raste të reja.

Top Channel