Ylli britanik i muzikës pop, Dua Lipa dhe i dashuri amerikan, Anwar Hadid, thuhet se janë në tension pasi kanë shijuar dy vitet e fundit si çift.

Këngëtarja 26-vjeçare fituese e çmimit ka qenë në një lidhje romantike me 22-vjeçarin Anwar, i cili është djali i Yolanda Hadid dhe vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid, që nga viti 2019.

Por fansat janë bërë dyshues për gjendjen e romancës së çiftit pasi ata nuk u panë bashkë në publik për gjashtë javë. Tani burimet pohojnë se dyshja po e rimendojnë të ardhmen e tyre së bashku dhe kështu e kanë vendosur romancën e tyre në akull për momentin. Një burim i tha The Sun të dielën: “Çifti hodhi idenë për të frenuar romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh larg partnerit është e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”.

Ndërkaq, Anwar ka lënë të kuptohet se gjithçka nuk është mirë për të, pasi ai postoi në rrjetet sociale për të deklaruar se të gjithë duhet të jetojnë në këtë moment dhe të jenë mirënjohës për atë që kanë.

FOTO GALERI
3/15
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Top Channel