Kostumet popullore janë pjesë e traditës por edhe domosdoshmëri e punës së një koreografi apo valltari.
Në vitin 1994 kur Ruzhdi Veshi nisi punën si koreograf në Qendrën Kulturore të
Fëmijëve nuk kishte kostume popullore, kjo detyroi të fillonte ti qëndiste vetë.
Nga domosdoshmëri e momentit qëndisja u kthye në pasion për koreografin nga Elbasani i cili tashmë qëndis kostume të të gjithë trevave shqiptare.
I dashuruar tashmë me traditën koreografi nuk ndan gjilpërën nga dora e teksa end fijet ai ndihet I keqardhur që etnografia nuk është një lëndë në shkollë që këto tradita mos zhduken.
Që nga kostumet e Shqipërisë së mesme, të Tropojës, apo ato të Kosovës, secila zonë flet me ngjyrat e saj dhe me traditat që identifikojnë një komb.
Top Channel