Chelsea kaloi dy herë në avantazh, por doli pa pikë nga humbja 3-2 ndaj West Ham. “Blutë e Londrës” i dhanë fund pathyeshmërisë prej tetë javësh dhe i kanë dorëzuar vendin e parë në renditje Liverpoolit.
Trajneri i kampionëve të Europës, Thomas Tuchel nuk e fshehu zhgënjimin e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, duke “thumbuar” edhe italianin Jorginho.
“Nuk mund të them që luajtëm keq, ishte një ndeshje ok. Është gjithmonë e vështirë të luash në këtë fushë, u ndëshkuam si pasojë e disa gabimeve individuale që kryem”. Më pas një koment për gabimin e Jorginhos. “Nuk praktikoi idenë më të mirë që mund t’i vinte në mendje, kthimi i topit mbrapa nuk ishte zgjidhja më e mirë që mund të bënte.
Goli i tretë që pësuam, ishte shumë i çuditshëm. Ne nuk ia dolëm të finalizonim rastet e shumta që krijuam, teksa të shumta ishin edhe gafat. Duhet të jemi më të saktë dhe precizë, duhet t’i reduktojmë në minimum gabimet gjatë ndeshjes”, deklaroi trajneri gjerman i Chelsea.
Top Channel