
Teatri “Migjeni” shfaqje në Milano! Ka vendosur në skenë shfaqjen “Vizita” në disa qytete europiane
27/02 13:46
Me nostalgjinë për Vlorën e vjetër, fotografi Juljan Bleta dhe piktori Roland Runaj kanë bashkëpunuar në realizimin e një ekspozite me piktura dhe foto si një udhëtim pas në kohë të këtij qyteti.
Është pikërisht shtëpia e Qëndistares së Flamurit Marigo Posio vendi ku është çel kjo ekspozite.
Nëpërmjet kësaj ekspozite ata duan të zgjojnë te vlonjatët kujtimet që mbartin rrugicat dhe lagjet e këtij qyteti dhe ndryshimin e tyre.
Në këtë bashkëpunim vërtet të rrallë të krijuar për herë të parë me të tillë kombinim gjen tepër qartë jo vetëm arkitekturën e godinave të vjetra por dhe historinë që ato kanë përcjell ndër vite.
Top Channel