“Trekëndëshi” Bora-Donald-Beatrix, ironizon Rudina Dembacaj: Qesha me lot, nuk kanë lënë gjë pa…

04/12/2021 12:33

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka.

E ky ‘trekëndësh’ dashurie është komentuar edhe nga shumë personazhe të njohur, ndër ta dhe Rudina Dembacaj.

Aktorja nuk ka zgjedhur të mbajë krahun e askujt, por ka ironizuar ata që ‘bëjnë moral’ kur ajo i njeh mirë se kush janë.

“Çmendim ke për Donaldin+Bora+Beatrix? Jo për gjë por po zien instagrami”, i shkruan ndjekësi, ndërsa Dembacaj i kthen përgjigje: “Në fakt, qesha shumë, kur ca njerëz bënin ‘moral’ kundër Donaldit, ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kanë lënë gjë… qesha me lot. Bora yll, Trixa yll, Donaldi është gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani!”.

Për kë nga personazhet publike që ka reaguar lidhur me këtë temë ta ketë Rudina?

Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani, që pati një raport pezull me aktorin e humorit.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel