“Sulm me 100 bataljone e 175 mijë trupa”; agjentët e SHBA-së zbulojnë planin rus!

04/12/2021 10:57

Forcat ruse po grumbullohen në kufirit me Ukrainën e kjo po shihet si prova më e fortë deri tani e një plani pushtimi nga ana e Moskës thotë Associated Press.

Tensionet janë rritur prej javësh tashmë, dhe ndonëse Rusia mohon të ketë ndërmend një ofensivë mbi fqinjin e saj më të vogël, sinjalet që mbërrijnë prej andej bëjnë të hamendësohet e kundërta.

Nje zyrtar i shërbimeve secrete amerikane, duke folur në kushte anonimati për AP, tha se mendohet që Rusia nuk do ta vonojë shumë ofensivën e ajo mund të ndodhë në fillim të vitit 2022.

I njëjti zyrtar pohoi se 100 bataljone, si dhe autoblinda, artileri e pajisje të tjera janë pjesë e planit rus. Shërbimet e zbulimit mendojnë se po kështu se gati gjysma epersonelit ushtarak rus të propozuar për këtë qëllim, ose 175 mijë në total, janë duke u shpërndarë tashmë në pika të ndryshme pranë kufirit ukrainas.

Një ditë më parë, presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus. Biden e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

Top Channel