Rusia armatos Serbinë: Kornets, tanke e autoblinda,Vulin – Pantsyr super të avancuar!

04/12/2021 13:04

Ministri i brendshëm serb Aleksandër Vulin njoftoi se Serbia po blen armë të reja të prodhimit rus, Pantsyr.

Agjensia ruse e lajmeve Tass thotë se pas kthimit nga Moska të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shtypi vendas zbuloi planet e tij për të blerë amrë të reja nga Moska. “Ne kemi marrë sistem raketash anti-tank, Kornets, kemi marrë tanke, autoblinda dhe po blejmë Pantsyr të rinj. Gjithcka për të cilën kemi rënë dakort me ju “ tha Vulin gjatë bisedimeve me homologun rus, Sergej Shoigu.

Intensifikimi i bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë ndodhur gjatë takimit të Vucic në Moske me Vladimir Putin, sipas një hulumtimi të kryer nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED).

KIPRED thotë se ngecja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, krijoi terren të mirë për Rusinë për të intensifikuar luftën diplomatike kundër Prishtinës. Kjo luftë, sipas hulumtimit, po bëhet për rrënimin e përpjekjeve të Perëndimit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme ndaj mosmarrëveshjeve midis dy vendeve fqinje.

Top Channel