As Real Sociedadi nuk mund t’i bëjë ballë Realit të Madridit në La Liga. Ekipi mbretëror triumfoi 0-2 në San Sebastian, duke krijuar një shkëputje prej tetë pikësh nga ndjekësja më e afërt, që është Sevilla.

Pas një pjese të parë përgjithësisht të ekuilibruar skuadra e Carlo Ancleottit kaloi në epërsi me lojtarin më në formë të “Los Blancos, Vinicius Junior, pak pasi nisi fraksioni i dytë.

Golin që i dha më shumë siguri Realit në lojën e tij e realizoi Jovic në minutën e 57-të, i shërbyer nga Casemiro.

Kaq mjaftoi që “Los Blancos” të administronin lojën, madje duke iu afruar edhe golit të tretë me Vinicius në minutën e 87-të. Më 39 pikë të grumbulluara në 16 ndeshje, Reali duket se për momentin nuk ka rivalë në garën për titullin e LaLigas.

Top Channel