Presidenti i Brazilit hetohet për pretendimet se vaksinat e Covid-19 shtojnë shanset e infektimit me Aids (fotot)

04/12/2021 17:15

Komentet e tij u bënë në një bashkëbisedim në rrjetet sociale në tetor dhe sollën pezullimin e tij të përkohshëm nga Facebook e YouTube.

Jair Bolsonaro ka hedhur shpeshherë dyshime mbi efektivitetin e vaksinave të Covid-19.

Gjatë një lidhjeje direkte më 24 tetor Bolsonaro tha se sipas raportimeve “njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 po krijojnë sëmundjen e defiçencës imunitare (Aids) shumë më shpejt nga sa pritej”.

Pretendimi u kundërshtua nga ekspertët, por presidenti i kontestuar që nuk pranon të vaksinohet, tha se ishte vetëm duke cituar një artikull të një reviste.

Dje gjykatësi i gjykatës së lartë Alexandre de Moraes tha se kërkonte hetim ndaj Bolsonaro pasi kishte përdorur “skema të përhapjes masive në rrjetet sociale”, shkruan rrjeti BBC.

De Moraes i kërkoi prokurorëve të hetonin nëse komentet e tij kishin lidhje me një grup mbështetësish që po hetohen që shpërndarjen e “lajmeve të rreme” për koronavirusin.

Grupi në fjalë, i cili njihet nga mediat si “Zyra e Urrejtjes” që refuzon masat e pandemisë dhe vaksinimet, kërkon që Bolsonaro si ish-kapiten ushtrie, të marrë të gjitha pushtetet për të qeverisur vendin.

Bolsonaro thotë se nuk është fajtor për asnjë nga akuzat e ngritura tërthorazi ndaj tij.

FOTO GALERI
1/3
Alexandre de Moraes tha se kërkonte hetim ndaj Bolsonaro pasi kishte përdorur "skema të përhapjes masive në rrjetet sociale”

Top Channel