Një në pranga dhe gjashtë të persona të tjerë procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale

04/12/2021 11:02

Një 23 vjeçar është vënë në pranga dhe gjashtë persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim të policisë Vlorë, mësohet se janë proceduar penalisht shtetasit:

A.T.,27 vjeçe, banues në  Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

B.D.,50 vjec, banues në fshatin Xhyherinë, bashkia Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasia V.G.,29 vjeçe, se ky shtetas në kundërshim me vendimin e  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka ushtrur presion psikologjik ndaj saj.

S.A.,37 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

B.M.,58 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

D.Gj.,31 vjeç,  banues në fshatin Borsh-Himarë, pasi  ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi D.Gj.,63 vjeç, banues në Tiranë, se i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të banesës që ka në fshatin Borsh-Himarë.

A.R.,32 vjeç, banues në Zamalek Korcë, sepse  me anë të mashtrimit, me pretendimin se do ti jap lekët, i  ka marë bagëtinë  shtetasit N.Xh.,71 vjeç, banues në Kalas, Delvinë.

Po ashtu, policia e Vlorës arrestoi në flagrancë shtetasin V.K., 23 vjeç, pasi në rrugën “Fusha e Druve”, është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel