Dy ngjarjet e renda në qarkun e Fierit ku viktima të dhunës ishin të miturit ishin pjesë e një nisme të nisur me mësues, psikologët, punonjës sociale dhe pushtetin vendor.

Kujtojmë se në Fier ndodhi vrasja e një 8 vjecari nga komshiu dhe vetëvrasja e një 13 vjecari për videot në tik tok.
Mjekët ndërkohë tregojnë se shqetësim të madh bën trajtimi i fëmijëve me problem të shëndetit mendor.

“Ka skizofrenë që jetojnë të vetëm, kush do kujdeset për të që të marrë terapinë e duhur? Unë si mjeke ja jap, ndërsa kur krijon shtëpiza të shëndetit mendor, kjo do ishte një mrekulli e vërtetë”, shprehet një prej mjekeve.

Nisma është mbështetur nga Bashkia e Lushnjes, e cila tani drejtohet nga një grua.

“Ne kemi përgatitur edhe një projekt prindërimin sepse mendojmë që fillimisht që qasja dhe përgjegjësia duhet të vijë fillimisht nga prindëri”.

Top Channel