Programi “Artkand” këtë të shtunë prezantoi mes të tjerash një peizazh të IsmaiL Lulanit, i vitit 1999 dhe teknikës vaj.
Vepra u soll nëpërmjet çmimit fillestar 3000 euro. Ismail Lulani ishte një nga piktorët e shquar shqiptarë të shekullit XX-të, Lulani ishte një nga artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e artit shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.
Piktori Lulani ishte një artist që tërhiqej nga jeta e njerëzve të thjeshtë të zonës së veriut të Shqipërisë. Ai mund të konsiderohet si piktori i Shqipërisë së Veriut.
Njëkohësisht një vepër, që përfaqëson një kompozim nga Vunoi, e quajtur “Jugu”, nga autori Agim Sulaj, e teknikës vaj u prezantua nëpërmjet çmimit fillestar 2500 euro.
“Gruaja me veshje blu”, vepra që është në kopertinën e koleksionit të Imago Mundi nga Luciano Banetton mes 163 artistëve bashkëkohorë ishte pjesë e galerisë “Artkand” me çmimin 2000 euro.
Programi u përmbyll me një peizazh nokturn të Nikolla Zoraqit.
Top Channel