Largimi i Edin Dzekos nga Interi te Chelsea verën e kaluar, u pa si një dramë për zikaltrit, megjithatë në Milano mbërriti Edin Dzeko, që ka bërë mirë punën e tij në sulm dhe tani askush nuk “qan” më për sulmuesin belg.

Ky i fundit kërkoi me ngulm rikthimin te Chelsea, megjithatë deri tani ka treguar shumë pak nga repertori i tij dhe kur kanë kaluar katër muaj në “Stamford Bridge”, Romelu Lukaku nuk shihet më si titullar nga Thomas Tuchel.

Me fanellën e Interit belgu shënoi 64 gola në 95 ndeshje, me një mesatare prej 0-67 golash për ndeshje, ndërsa në Angli ka shënuar vetëm 4 gola në 13 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet me Chelsea-n. Për më tepër, një dëmtim ndaj Malmoes e la jashtë fushave për disa javë dhe në të njëjtën kohë, Thomas Tuchel pa që Chelsea i tij funksiononte më mirë pa Lukakun në majë të sulmit, pasi shënojnë të gjithë dhe Werner e bën në mënyrë perfekte 9-ën false.

Pikërisht për këtë arsye, në dy ndeshjet e fundit Romelu Lukaku është ulur në stol, teksa ka luajtur vetëm 29 minuta në përballjen ndaj Watfordit në mesjavë, por sërish pa ia dalë të lërë gjurmë. Ndonëse paguan 115 milionë euro për ta marrë nga Interi, te Chelsea duket se janë gati ta mbajnë në stol Lukakun, për sa kohë skuadra funksionon më mirë pa të në fushë dhe arrin të marrë rezultat.

Nga ana tjetër, e sigurt është që belgu vijon të ndjekë ndeshjet e Interit dhe të bëhet pishman çdo ditë e më shumë që kërkoi largimin me ngulm gjatë verës së kaluar…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA