Përfundoi me sukses operacionin, del fotografia e parë e Adriana Matoshit në spital. I dashuri i qëndron pranë

03/12/2021 16:33

Para disa ditësh, deputetja e Vetëvendosjes Adriana Matoshi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale pasi konfirmoi se i ishte rikthyer pas 9 vitesh tumori në tru.

Operacioni doli me sukses dhe tashmë Matoshi është në kohën e rikuperimit në spital.

Mediat në Kosovë kanë bërë publike fotografinë e saj pas ndërhyrjes, ku duket se i dashuri i saj Keith Oëen Groeneveld i qëndron pranë.

Pas përfundimit të operacionit, ai bëri një postim me mbishkrimin: “Faleminderit Zot. Operacioni ishte i suksesshëm.”

Ndërkohë, Kaona, vajza e madhe e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi ka publikuar një fotografi të nënës së saj me mbishkrimin “E ka mposhtur dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel