Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Europë Një rast i rëndë abuzimi seksual me të mitur ka ndodhur në Mat.
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia me akuzën e abuzimit me një 12-vjeçare ne fshatin Gjalish në njësinë administrative Lis.
47-vjeçari Urim Cenuka (Hoxha), banues në Mat ra në pranga pasi familjarët e të miturës e kanë denoncuar ngjarjen e rëndë në Komisariat.
Abuzimi me 12-vjeçaren dyshohet se ka ndodhur dy javë më parë dhe Urim Cenuka e ka kanosur të miturën për të mos treguar. 47 vjeçari i martuar dy here jetonte në të njëjtën lagje me familjaret e vajzës, të cilën fillimisht e ka afruar me mashtrime dhe kur u diktua nga familjarët ai e ka kërcënuar me një pistoletë çakmak.
Ndaj tij tani rëndojnë akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Top Channel