Kishin zaptuar tokën në Llixha, 5000 metër katror për ndërtimin pa leje/ Në pranga dy inspektorë të Mbrojtjes së Territorit dhe 6 shtetas të tjerë

03/12/2021 08:55

Dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan dhe 6 shtetas janë arrestuar si përgjegjës për një ndërtim pa leje me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha të Elbasanit.

Në kërkim është shpallur dhe pronari i hotelit, 64-vjeçari me iniciale T.P.,  pasi ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Policia njofton se ka vënë në prangs 28-vjeçarin me iniciale D. Z. dhe 34-vjeçarin me iniciale A. Z., me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

Po ashtu janë arrestuar shtetasir: I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Top Channel