Jeta prej ‘e burgosure’ që pret gruan ekstravagante të El Chapo-s pas dënimit (fotot)

03/12/2021 21:47

Emma Coronel Aispuro u dënua dje me tre vjet burgim për rolin e saj në perandorinë e trafikut të drogave të bashkëshortit të saj El Chapo, pasi iu lut gjykatësit të merrte në konsideratë mirëqenien e dy bijave të saj binjake që ka me kreun e kartelit famëkeq Sinaloa, gjithashtu i burgosur.

“Ato po rriten pa prezencën e asnjë prej prindërve,” i lutej brunia 32-vjeçare gjykatësit  Rudoph Contreras, para se të jepej dënimi. “Ju lutem të mos i lini të rriten pa prezencën e nënës së tyre.”

Contreras i tha Coronel Aispuro: “Shpresoj që t’i rrisësh binjaket në një ambjent ndryshe nga ato ku je mësuar deri tani”.

Aispuro shpreson të kryejë dënimin e saj në një burg federal në Kaliforni që të jetë më pranë fëmijëve.

Ashtu si dhe mamaja e tyre ‘ish-mbretëreshë bukurie’, edhe bijat Maria Joaquina e Emaly Guadalupe kanë lindur në këtë shtet dhe kanë qytetari amerikane.

Nuk është e qartë se kush do të kujdeset për to gjatë kohës që të dy prindërit e tyre janë në burg.

Dënim i Aispuro me 36 muaj burg konsiderohet relativisht i butë pasi ajo nuk kishte dënime të mëparshme dhe ka pranuar fajin.

Ajo ka për të kryer edhe 18 muaj prapa hekurave pas nëntë muajsh që ka kryer deri tani, por avokatët e saj thonë se qeveria  ka pranuar se ajo ka qenë vetem “pjesëmarrëse minimale” e kartelit  Sinaloa.

Koha prapa hekurave do të ndalojë për momentin ëndërrat e saj të modës, teksa para arrestimit  Aispuro po kërkonte për stilistë në Meksikë për krijimin e linjës së saj të kellefeve të celularëve, bluzave e pulovrave me emrin dhe simbole të “El Chapo Guzman”.

Aispuro kishte regjistruar kompaninë e saj të biznesit në 2019 me logon e vet rrumbullake me kokë luani, por ende asnjë produkt nuk është prodhuar nga kompania.

Ajo është shfaqur gjithashtu në një seri të filmit “Cartel Crew” në nëntor 2019, ku kërkonte këshilla nga biri i trafikantes Griselda Blanco për nisjen e një kompanie veshjesh.

“Përpiqem të mos pendohem për ato që kanë qenë në të kaluarën,” thotë ajo, e veshur me xhinse të ngushta të zeza, bluzë të ngushtë të bardhë dhe syze pasqyrë stil aviator.

Veshjet e frymëzuara nga kartelet e drogës e vënë Aispuro në konkurencë direkte me thjeshtrën e saj Alejandrina Guzman Salazar, një nga 10 fëmijët e El Chapos me gra të ndryshme.

Kompania e saj Guzman Salazar’s El Chapo 701 tregton artikuj lëkure, xhinse, cigare puro dhe pije alkoolike, sipas faqes së saj të internetit.

Bija biznesmene e kapobandës shijon udhëtime në Evropë dhe festa ekstravagante, si ajo e ditëlindjes në vitin 2018.

Asokohe ajo merrte qirane e pronave të zotëruara nga babai i saj trafikant droge.

Edhe bashkëshortja e tij Aispuro është shfaqur në programe dhe reklama luksi në Culiacan, qytetin më të madh të krahinës Sinaloa, ku ajo jetonte më parë me dy bijat.

Por tashme duhet te heqe dore nga ekstravaganca.

“Në të kaluarën ajo shoqërohej me njerëz të njohur e të shkëlqyeshëm, por tani duhet të trajtohet si çdo e burgosur tjetër e sistemit federal,” tha oficeri io prokurorisë Almonte për The Post.

FOTO GALERI
2/11
Ajo iu lut gjykatësit të merrte në konsideratë mirëqenien e dy bijave të saj binjake

Top Channel