Prej disa ditësh Elbasani po përballet me një situatë të pazakontë ku mbetjet urbane kanë pushtuar lagje të tëra.

Kontenierë të tejmbushur sheh në çdo zonë të qytetit kur përveç pamjes së shëmtuar edhe ndotja është e madhe.

Bashkia e Elbasanit thotë se shkak për këtë situatë është tërheqja e kompanisë së pastrimit të qytetit.

Bashkia e Elbasanit e ndodhur e papërgatitur përballë kësaj situate u ka kërkuar ndjesë qytetarëve ndërkohë që siguron se brenda pak ditësh përfundojnë procedurat ligjore të tenderimit publik për shpalljen e kompanisë së re fituese që do të kujdeset për pastrimin e qytetit.

Top Channel