Disa fshatra të Korçës pa energji elektrike, reshjet e dendura të borës dëmtojnë shtyllat e tensionit

03/12/2021 13:26
Foto ilustruese

Disa zona malore në qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji pas dëmtimit të linjave të tensionit si pasojë e motit të keq.

Sipas OSHEE,  një nga fiderat e NST Mollas, është dëmtuar nga reshjet e dëborës, duke lënë pa energji zonën e Panaritit, Selenicë Pishës, Ballabanovë.

Grupet e avarisë së OSSH-së ne rajonin e Korçës ndodhen në terren dhe kanë konstatuar se janë dëmtuar 6 shtylla druri dhe 8 shtylla betoni TM si dhe janë këputur përcjellësa dhe izolatorë”.

Terreni i vështirë malor dhe reshjet e borës mbi 40 cm vështirësojnë punën e punonjësve në riparimin e avarive.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel