Pas 16 vitesh me Realin e Madridit, Sergio Ramos iu bashkua Paris Saint Germain gjatë kësaj vere, por aventura në kampionatin francez nuk po shkon aspak mirë për futbollistin spanjoll.

I dëmtuar që gjatë përgatitjeve verore, Ramos debutoi vetëm fundjavën e kaluar në përballjen me St. Ettiene, ku luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, por pasditen e sotme erdhi një tjetër lajm i keq.

Mbrojtësi spanjoll është dëmtuar sërish dhe është ndalur në infermieri për t’u rikuperuar, teksa është konfirmuar tashmë mungesa e tij në sfidën e nesërme ndaj Lensit.

Megjithatë ajo që shqetëson trajnerin Pochettino, është fakti që nuk dihet se sa kohë do të duhet që Ramos të rikuperohet sërish dhe të zbresë në fushë, teksa në ditët e ardhshme pritet të kryhen edhe ekzaminimet e nevojshme për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Top Channel