IKMT dhe ARSSH vazhduan punën edhe paraditen e së premtes për bllokimin e të gjitha hyrjeve përgjatë aksit Rotondo e Çermës -Lushnje.

Dy ditë më parë inspektorë të dy drejtorive njoftuan banorët për të marrë leje për daljen në këtë superstradë ndërsa sot ata kanë nisur bllokimin e të gjitha këtyre daljeve.

Për banorët ky aksion është i pa menduar mirë pasi ata nga sot nuk kanë ku të kalojnë dhe nuk kanë si zgjidhje as rrugën dytësore e cila mungon.

Naim Halili specialist pranë ARRSH thotë se ky është një projekt nga Banka Botërore dhe Banka Botërore nuk investon nëse nuk ndërhyhet për bllokimin e këtyre hyrjeve të cilat konsiderohen rrezik aksidenti.

Në këtë aks rrugor rreth 12 km janë gati 6 fshatra që rruga i ndan me tokat bujqësore.
Mungesa e rrugëve dytësore dhe nën kalimeve apo mbikalimeve bën që të izolohen dhe të pengohen në mbarëvajten e punëve të tyre.

Top Channel