Emisioni Fiks Fare ka publikuar për herë të parë një fotografi të Sali Berishës me ish-diktatorin komunist Enver Hoxha.
Fotografia mendohet të jetë e viteve 1970, ndërkohë që Sali Berisha duket i buzëqeshur në prani të Enver Hoxhës. Sali Berisha e ka mohuar të jetë takuar ndonjëherë me ish-diktatorin komunist, por kjo foto e përgënjeshtron atë ç’ka ka thënë në të shkuarën Berisha.
Ndërkohë fotot e publikuara kanë sjellë reagimin e deputetit socialist Bujar Çela i cili pasi u përjashtua nga një grupi Whatsap-it të komisionit parlamenatar të hodhi në një grup tjetër whatsapi foton e publikuar të Fiks Fare duke e shoqëruar me shprehjen rroftë Partia Demokratike.
Ndërhyrja e Çelës në grupin whatsap të Komisionit të Integrimit ka sjellë reagimin e ashpër të deputeteve demokrate, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi të cilat e ftojnë deputetin socialist të mos provokojë.
Top Channel