Në sytë e trajnerit të ri Ralf Rangnick që e ndoqi sfidën nga tribuna, Manchester United përmbysi Arsenalin duke fituar 3-2 në superndeshjen e javës së 14-të dhe duke u rikthyer te suksesi në Premier League pas 3 takimesh.

Spektakël dhe gola në Old Trafford me Manchester United dhe Arsenalin që kënaqën të pranishmit në stadium me shfaqen që ofruan në fushë. Në minutën e 13-të Arsenali zhbllokoi shifrat me një gol që do të krijojë shumë polemika për një kohë të gjatë. Pas një harkimi nga këndi Fred shkeli De Gean me portierin që mbeti i shtrirë në tokë, por Smith-Rowe në goditjen fluturimthi nga distanca me portierin spanjoll në tokë arriti të realizonte dhe me ndërhyrjen e VAR, gjyqtari akordoi golin si të rregullt, me topçinjtë që nuk respektuan fair-play.

Gjithsesi pak para fundit të pjesës së parë pas një aksioni model, Manchester United arriti të gjente barazimin me golin e portugezit Bruno Fernandes. Me rikthimin e skuadrave në fushë pas pushimit, Djajtë e Kuq gjetën edhe epërsinë falë Cristiano Ronaldos që në minutën e 52-të shfrytëzoi asistin perfekt të Markus Rashford për të mposhtur Ramsdale.

Por avantazhi i United zgjati fare pak pasi 2 minuta më vonë skuadra e Artetas barazoi me mesfushorin norvegjez Martin Odegaard, i cili u bë protagonist në të mirë dhe në të keq pasi në minutën e 68-të ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Fred brenda zone duke shkaktuar penalltinë që solli golin e fitores së United, penallti që u kthye në gol nga Cristiano Ronaldo. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Manchester United që me këtë fitore u ngjit në vendin e 7-të me 21 pikë. Mbyllet me dy fitore dhe një barazim mes kampionatit dhe Championsit aventura e Michael Carrik ndërkohë si trajner i parë i Djajve të Kuq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA