Mjafton edhe një gol për të marrë tre pikët, Real Madrid e gjeti rrjetën kundërshtare me anë të Karim Benzema, mposhti 1-0 Athletic Bilbao, siguroi suksesin e pestë radhazi në La Liga dhe vijon të kryesojë me 36 pikë të grumbulluara në 15 javë.
Sulmuesi francez finalizoi një aksion shumë të bukur të shokëve të tij në minutën e 40-të, teksa ky ishte goli i 12-të sezonal në kampionatin spanjoll, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve më të mirë.
Sulmuesi francez u shfaq dy herë i rrezikshëm përpara golit, me vendasit që rrezikuan portën kundërshtare edhe me Toni Kroos e Marco Asension. Ekipi bask reagoi në 45 minutat e dytë dhe ia doli t’i afrohej në tri raste golit të barazimit, por belgu Courtois ishte në një mbrëmje të shkëlqyer.
Përfundimisht 1-0 për ekipin e Carlo Ancelottit, që menaxhoi avantazhin e siguruar nga Benzema dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion.
Top Channel