Me ftesë të teatrit kombëtar të Turqisë, regjisori Adonis Filipi punoi përgjatë 40 ditëve për të sjellë në skenën e një prej teatrove me te mirënjohura te Turqisë – Teatrin e shtetit te Izmirit, veprën Medea te Euripides me një kast të zgjedhur aktorësh.
Premiera u mbajt më 27 nëntor. Audienca e duartrokiti gjatë perfrormancën për lojën e aktorëve, sidomos të Medeas –pasionante, te egër, drithëruese dhe tokësore, metaforës skenike domethënëse, kostumeve dhe në tërësi Imazhi skenik i thjeshtë dhe simbolik, i zymtë dhe i trishtë.
Ky ka qene dhe synimi i regjisorit, per te krijuar një performance te bindjes emocionale përmes kreditimit te vërtetësisë; per te sjelle një vizion te guximshëm, me synim sjelljen e dhimbjes njerëzore dhe vuajtjes cfilitese për jetën, ne një stad bashkëkohor estetik.
Shfaqja do të mbahet dhe në mjedise të hapura. Realitetet te tilla si tek Medea, edhe pse kane kaluar mijëra vite vazhdojnë te shoqërojnë shoqërinë njerëzore duke evidentuar ndjeshmërinë qe provokon kjo plage e thelle sa e vjetër dhe e re.
Hakmarrja e saj tronditëse shkund njerëzit dhe shoqërinë që e kundërshtuan atë, duke arritur kulmin me vrasjen brutale të te pafajshmëve; fëmijëve te saj.
Top Channel