Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke publikuar pamje përrallore nga lugina e Valbonës, e mbuluar nga dëbora. Pamjet i shoqëroi me këngën e Fifit, “Diell”, tekstin e së cilës e realizoi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Për këtë, ka reaguar këngëtarja duke thënë se ka mbetur pa fjalë. Më parë, ka reaguar dhe Flori Mumajesi, miku i Fifit që bëri të mundur që të bëhej publike një pjesë e këngës para se këngëtarja të linte shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kjo u konsiderua si mënyra për t’i dhënë mbështetje mikeshës së tij.
Në ripostimin e kryeministrit, Flori i dha një mesazh të gjithë atyre që do të shpërthenin me komente në rrjet.
“Bllok e ka kush fillon e shperthen ne komente pa lidhje ne profilin tim ! Besoj do e kem mirkuptimon tuaj , Ketu nuk jemi ne forume ploitike te asnje partie dhe te asnje programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht kengen”, shkroi Flori.
Top Channel