Vështirësi nga dëbora! Reshje të dendura ka patur gjatë natës në të gjithë Kosovën
11/01 15:26
Bora zbardhi mbarë Kosovën mëngjesin e së martës.
Trashësia e saj arriti deri në 12 centimetra, e përnjëherë temperaturat e ulëta mbizotëruan.
Megjithëkëtë, drejtori i Departamentit për Menaxhim të Rrugëve në Ministri të Infrastrukturës, Mal Lokaj tha se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë ato malore.
Në anën tjetër, në Institutin e Hidrometeorologjisë, tregojnë se të reshjet nuk do të mungojnë.
Të premten pritet të ketë sërish shi, ndërsa javën e ardhshme reshje të borës.
Gjatë së martës nuk u raportuan aksidente si pasojë e borës.
Top Channel