Mutacioni Omicron, i cili ka frikësuar të gjithë Evropën deri më tani duket se ka një klinikë me simptomat të lehta.
Të paktën këto janë të dhënat e deritanishme për raste të konstatuara pozitive, por gjithsesi mjekët janë shumë të rezervuan kur flasin për këtë mutacion të ri, pasi të dhënat janë të pakta.
E ndërkohë shumë vend në Evropë kanë nisur të shtrëngojnë masat si në lidhje me pezullimin e fluturimeve në vendet ku është konstatuar Omicron, por në disa shtete është rifutur karantina për çdo shtesa që vjen nga jashtë përveç green pass dhe tamponit PCR si në rastin e Anglisë. Por a duhet Shqipëria të ndërmarrë një vendim në lidhje me fluturimet për sa kohë jemi në prag të festave dhe shumë emigrantë do të kthehen në atdhe për të festuar.
Laboratorët të rëndësishëm të vaksinave janë duke kryer studime në lidhje me sjelljen që do të ketë mutacioni ndaj vaksinave për të parë fatalitetet, pasi edhe të vaksinuar me të gjitha llojet qytetarët janë riinfektuar.
Top Channel